Dimri nuk i ndal turistët në Gjirokastër – Gjatë këtij viti mbi 600 mijë vizitorë nga e gjithë bota

Edhe pse dimri ka mbërritur në Gjirokastër dhe temperaturat janë të ulëta, qyteti i gurtë vazhdon të mirëpresë vizitorë nga e gjithë bota.
Shëtitjet në pazar dhe pamjet magjepsëse të kalasë duken se nuk ndalen as nga i ftohti. Për turistët, duket se Gjirokastra është e bukur në çdo stinë.
Gjatë këtij viti, Gjirokastra është vizituar nga mbi 600 mijë turistë kryesisht të huaj dhe kjo tregon se qyteti i gurtë mbetet një destinacion i preferuar, pavarësisht temperaturave apo stinëve.
/RTSH/