E Diel, 1 Nëntor 2026

Dina Ruiz konfirmon ndarjen nga Clint Eastwood

ddd11Clint Eastwood dhe Dina Ruiz janë ndarë pas 17 vitesh martesë. Ndarjen e ka konfirmuar vetë Ruiz, një ish-prezantuese televizive, për revistën “US Magazine”.

Eastwood ka qenë i martuar dy herë, por ka pasur një numër lidhjesh me femra të tjera. Aktori 83-vjeçar ka shtatë fëmijë, përfshirë 16-vjeçarin Morgan me Dina.

Dyshja u takuan në vitin 1993, kur ajo e intervistoi atë, dhe ata u martuan pas tre vitesh. Ndarja e tyre duket se është miqësore dhe nuk është vetëm një vendim i marrë së fundi. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›