Martohet sot në Pezë,Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha
Herën e fundit që e pamë ishte krah Ramës në përgatitjen e qeverisë së re, në të cilën ajo do të jetë Ministrja e Integrimit.
Një moment i mirë në karrierën e saj, i cili duket se ka përkuar në mënyrë perfekte me një tjetër gëzim në jetën personale të Klajda Gjoshës, e cila sot vendosë ti jap fund beqarisë dhe të martohet me njeriun, me të cilin ka plot 15 vjet që është e dashuruar.
Gjithçka është gati për ceremoninë madhështore, e cila nga burime konfidenciale kemi mësuar se do të bëhet në Pezë, pikërisht në atë që nga banorët njihet si vila e Dash Pezës e që tani është bërë lokal. Ndërkohë për gjithë kolegët e LSI-së Klajda ka rezervuar një koktail tek Rogner ditën e enjte, në të cilin nuk kanë munguar kolegët e ftuar, por ka munguar Iliri dhe Monika, të cilët nuk kanë mundur të jenë të pranishëm për shkak se kanë qenë jashtë shtetit.
Gjithçka ka kaluar perfekt gjatë mbrëmjes të së enjtes, ku miq e kolegë i kanë uruar ministres së re, jetë të lumtur me njeriun e zemrës,thekson Shqiptarja.com. P.K