Dinamiti per "Bechtel-Enka", masa te forta sigurie
Nje anije me 460 tone lende eksplozive per llogari te firmes "Bechtel-Enka", qe po nderton rrugen Durres-Kukes, u shkarkua dje ne kalaten numer 5 te portit detar te Durresit. Anija turke "Dogu Haslaman", kishte ngarkuar ne hambaret e saj 460 tone dinamit, me destinacion magazinat e firmes ne fshatin Borizane, te rrethit te Krujes. "Ngarkesa sherben per shperthime ne funksion te ndertimit te rruges", bene te ditur burime nga Autoriteti Portual i Durresit, te cilat pohuan se ngarkesa te tilla jane te shpeshta ne adrese te firmes "Bechtel-Enka". "Ngarkesa me lende plasese eshte porositur ne Turqi nga firma "Nitromak", e cila eshte nenkontratore e kompanise "Bechtel-Enka", qe po nderton rrugen Durres-Kukes. Lenda plasese i sherben kesaj kompanie per celjen e rruges ne terrenin malor te veriut te vendit tone".
Gjithashtu, burimet pohojne se firma nenkontraktore NITROMAK ka siguruar te gjithe lejet e nevojshme si nga Ministria e Brendshme ashtu edhe nga ajo e Mbrojtjes per ushtrimin e ketij biznesi. Burime nga Komisariati i Policise se Portit bene te ditur se shkarkimi i anijes ka proceduar normalisht, nen vezhgimin e kater efektiveve te policise. Gjithashtu, ne kalate ka qene ne dispozicion nje automjet zjarrfikes, per te parandaluar cdo incident te mundshem, megjithese ne te tilla raste rreziku i shperthimit eshte minimal. Kjo pasi lenda plasese transportohet e vecuar nga kapsollat qe sherbejne per plasjen e saj, te cilat mberrijne me anije tjeter.