Kredite, 6 gra denoncuan grupin
Prokuroria siguron gjashte denoncimet e bera ne dem te tre te dyshuarve per mashtrim me ane te kredive ne banken "Partneri Shqiptar i Minikredive" ne Tirane. Te demtuarit jane te gjitha gra dhe i kane kerkuar ndihme prokurorise qe te zbardhe ngjarjen dhe te hetoje tre te ndaluarit, prej te cileve nje agjente kredish, nje avokat dhe bashkepunetori. Shumat me te cilat eshte mashtruar nga te dyshuarit shkon nga 400 mije deri ne 1,2 milione leke, ndersa perfitonin pjesen e tyre. Grate kane rrefyer edhe skemen, ku dorezonin nje pjese te dokumenteve dhe me pas avokati Artan Gjuzi, agjentja Eli Agaj dhe bashkepunetori Ardi Agolli, vepronin per te kryer mashtrimin. Burime te prokurorise bene me dije se qe prej dy muajsh pergjonin te arrestuarit dhe ndiqnin veprimet e tyre, derisa i kane kapur ne flagrance.
Akuzat
Por avokati Gjuzi gjendet nen hetim edhe per mashtrime te personave te ndryshem qe u premtonte lirimin e te afermve nga burgu. Ndersa ai dyshohet te jete i perfshire edhe ne mashtrimet me kredite. Operacioni i koduar "Gersheret e ligjit 2", ka vene ne pranga dy dite me pare Artan Gjuzin, 35 vjec, avokat ne kryeqytet, Eli Agaj, 42 vjece, ish-oficere e kredise prane "Partneri Shqiptar i Minikredive", si dhe Ardi Agollin, 32 vjec. Burime zyrtare te prokurorise thane dje, per gazeten "KJ", se akuzat e ngritura jane "mashtrim ne bashkepunim", "shperdorim te detyres", "korrupsionit pasiv ne sektorin privat", "ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", si dhe "falsifikim te dokumenteve zyrtare".
Shumat e mashtrimit
Sipas prokurorise, gjashte gra kane aplikuar per kredi nepermjet te dyshuares Eli Agaj, ish-agjente te banka "Partneri Shqiptar i Minikredive". Ato kane vene ne dispozicion dokumente, qe me pas kane kaluar ne proces falsifikimi, duke aplikuar per kredi. Por me pas jane mashtruar, sepse nuk kane perfituar shumen e duhur. Mesohet se te arrestuarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin u siguronin personave te ndryshem dokumente te falsifikuar per te marre kredi ne shuma te konsiderueshme qe fillonin nga 400 mije deri ne 1,2 milione leke. Mesohet se perfitimet e tyre shkonin nga 50 mije deri ne 200 mije leke, per cdo rast te nxjerrjes se kredise. Gjithashtu organi i akuzes ka nisur hetimet dhe per zbulimin dhe zbardhjen e plote te skemes si dhe te bashkepunetoreve, te cilet jane pjese perberese e grupit te personave te arrestuar.
Arrestimi i avokatit
Dy muaj kane zgjatur hetimet me pergjime ambientale dhe telefonike ndaj tre te dyshuarve, njeri prej te cileve avokat. Policia tha se Artan Gjuzi, eshte vene ne pranga pasi kundrejt pagesave te ndryshme, deri ne 100 mije leke, u ka premtuar familjareve te te arrestuarve qe do u nxirrte te afermit nga burgu, qe ishin te denuar per vepra te ndryshme penale. Por marrja e parave dhe mos lirimi i te afermve ka bere qe persona te ndryshem te bejne denoncimin ndaj avokatit qe me pas policia te niste hetimet. Gjuzi akuzohet edhe per bashkepunim ne nxjerrjen e kredive me dokumente false.