Dinamo – Apolonia, të dielën në RTSH

Kategoria ë Parë luan javën e nëntëmbëdhjëtë këtë fundjavë, ndërsa sfida, ë cila të dielën do të vijë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, është Dinamo – Apolonia. Por në fakt vëmëndja të shtunën do të jetë në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, atje ku Tërbuni vendës do të presë Flamurtarin kryesues. Për pukjanët e Ramadan Ndrëut, të cilët ndodhën në vendin e dhjetë më 21 pikë, fitorja është domosdoshmëri për t’u shkëputur nga fundi i rënies nga kategoria. Por gjithashtu suksesi bëhet i domosdoshëm edhe për vlonjatët, të cilët për të mbajtur kreun duhet të dalin fitimtar në Pukë. Nga çdo hap fals i Flamurtarit do të mund të përfitojë Skënderbeu, që të shtunën do të presë Tomorin, por dhe Dinamo, e cila luan në “Selman Stërmasi” me Apoloninë. Që do të thotë se kreu përsëri mund të këtë ndryshime në përfundim të javës së nëntëmbëdhjetë. Ndërkohë në sfidat e tjera bie në sy dueli mes Besës e Turbinës, Orikut e Besëlidhjes, Burrelit e Luzi 2008, apo dhe Lushnjës e Korabit. Ndeshje të cilat kanë vetëm një emër të përbashkët, mbijetesë në Kategorinë e Parë. E më të tilla duele, Kategoria e Parë gjithnjë premton emocione të mëdha.
JAVA XIX
E shtunë, 11 mars 2022
Tërbuni – Flamurtari ora 13:00
Bësa – Turbina ora 13:00
Skëndërbëu – Tomori ora 13:00
Oriku – Bësëlidhja ora 13:00
Burrëli – Luzi 2008 ora 13:00
Lushnja – Korabi ora 13:00
E diel, 12 mars 2022
Dinamo – Apolonia ora 13:00