E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo, 170 mijë euro për PlakunPlaku është shënuesi më i mirë sezonal i Dinamos (8 gola) në 17 javët e para të Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit. Pas tij renditen Artion Poçi (3), Fatjon Sefa (2), Pape Diop (2), Frane Petricevic

Sebino Plaku rikthehet sërish te Dinamo. Sipas “Sport Ekspres”, oferta e presidentit Besnik Sulaj për ta blerë sulmuesin nga HamKam në Norvegji është 170 mijë euro.

23-vjecari Plaku ka luajtur vetëm një ndeshje me skuadrën norvegjeze në sezonin 2008. Karriera e Sebino Plakut përfshin Partizanin (10 ndeshje), Besëlidhjen (4 ndeshje), Laçin (5 ndeshje), Apoloninë (26 ndeshje, 15 gola) dhe së fundi Dinamon (32 ndeshje, 16 gola).

Plaku është shënuesi më i mirë sezonal i Dinamos (8 gola) në 17 javët e para të Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit. Pas tij renditen Artion Poçi (3), Fatjon Sefa (2), Pape Diop (2), Frane Petricevic (1), Pllumb Jusufi (1), Nertil Ferraj (1).

E Premte, 16 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›