E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, gati javën e ardhshme“Ai do të jetë sërish gati javën e ardhshme. Rikuperimi i tij po shkon shumë mirë, por ai nuk është ende gati në 100 për qind dhe ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë”, - saktësoi trajneri Erik Gerets

Lorik Cana ende pa ndeshje në vitin 2009. Kapiteni i Marsejës i dëmtuar në gju mungoi në ndeshjet kundër Besançon dhe Auxerre, por mesfushori shkatërrues pritet të mungojë edhe në ndeshjen kundër Havre, të programuar për ditën e shtunë.

“Ai do të jetë sërish gati javën e ardhshme. Rikuperimi i tij po shkon shumë mirë, por ai nuk është ende gati në 100 për qind dhe ne nuk dëshirojmë të rrezikojmë”, - saktësoi trajneri Erik Gerets në faqen zyrtare të klubit të Marsejës.

E Enjte, 15 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›