E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dinamo City-Vllaznia në RTSH/ Bërdariç: Është një finale, të përgatitur edhe për shtesë!

Kupa e Shqipërisë njeh ditën e nesërme finalistet e saj. Në orën 19:00 Dinamo City pret në “Elbasan Arena” ekipin e Vllaznisë. Gjithçka nis pas baarazimit pa gola në Shkodër dhe ky fakt bën ndeshjen e nesërme edhe më të zgjarrtë pasi të dy skuadrat janë në garë të plotë për një vend në finalen e madhe.

Në vigjilje të këtij takimi përpara gazetarëve u shfaq Tomas Bërdariç, i cili paralajmëroi Dinamo City se ekipi i tij ishte përgatitur edhe për shtesa.

“Ka ardhur koha të marrin atë për çfarë kemi punuar gjatë gjithë sezonit, përballja me Dinamon duhet të jetë finalja jonë e parë. Ndeshja e parë përfundoi 0-0, duhet të jemi sa më të fokusuar. Qëllimi ynë është të mbajmë këtë grup, janë armët tona dhe ti përdorim në avantazhin tona. Deri nesër kemi edhe një stërvitje për tu përgatitur për në orën 19:00, të punojmë për hapin e radhës. U mësuam të luajmë në fushën e Elbasanit, një fushë e mirë dhe shkojmë vetëm për fitore. Po punojmë fort që ta mbyllim ndeshjen për 90 minuta, edhe nëse shkojmë më tepër të jemi të përgatitur, e dimë si do të luajmë në këto ndeshje, të kenë dëshirën”, tha Bërdariç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›