E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Boston Marathon 2025”, Korir dhe Lokedi bëjnë historinë, Matz shumë pranë rekordit amerikan

Sharon Lokedi e Kenias fitoi Maratonën e Bostonit duke vendosur rekord të ri për garën sa i përket femrave pasi kaloi finishin e para pas një gare të zgjatur plot 2 orë, 17 minuta dhe 22 sekonda.

Sa i përket fituesit të garës edhe ai ishte nga Kenia. Bëhet fjalë për Xhon Korir, i cili kaloi finishin me kohën 2:04:45. Gara e meshkujve u karakterizua nga gara e tre ndjekësve më të afërt, të cilët luftuan deri në fund për dy vendet e mbetura në pod.

Vendi i dytë dhe i tretë u vendos me foto finish pasi Simbu dhe Kotut përshkruan distancën me kohë 02:05:04.

Vendi i katërt u mor nga atleti amerikan Mantz, i cili regjistroi kohën 2:05:08. Mantz u bë kështu amerikani i dytë më i shpejtë në distancën e maratonës duke i shkuar shumë pranë rekordit të vendosur nga Rajan Holl në 2011 (2:04:58).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›