E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo City kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

TIRANË, 30 korrik /ATSH/ Dinamo City kualifikohet në fazën e tretë të Ligës së Konferencës (UEFA Conference League).

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Aluminij në “Elbasan Arena”, me rezultatin e pastër 3-0.

Përballja ishte mjaft e luftuar që nga minuta e parë, me ekipin dinamovit që gjeti tri herë rrugën e rrjetës me Lorenco Vilën 24′, Qefalinë 43′ dhe Përndrecën 77’.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 23-të, kur Berisha shërbeu për Vilën, i cili dërgoi topin në rrjetë pas disa tentativave të njëpasnjëshme në zonën kundërshtare. Pak minuta më vonë, Klevi Qefalija realizoi një gol spektakolar me të djathtën pas asistit të Ismailit, ndërsa topi, i devijuar, përfundoi në cepin e portës për të dërguar rezultatin në 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Dinamo City ruajti kontrollin e lojës dhe administroi mjaft mirë epërsinë. Goli që vulosi fitoren u shënua nga Fabjan Perndreca, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke i dërguar shifrat përfundimtare në 3-0.

Një sukses mëse i merituar për dinamovitët, të cilët ishin dominues në të dyja sfidat.

Ky ishte kualifikimi numër shtatë në historinë e klubit në arenën europiane.

DInamo City - Aluminij 1 nga 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›