Dinamo –Gramozi 4-0 . KryebluDinamo kryeson me 23 pikë pas 9 javëve

Rrjetet sociale:
Dinamo shkatërroi Gramozin në “Qemal Stafa” me një poker të mrekullueshëm 4-0. Fatjon Sefa realizoi dy gola (18’ e 70’). Gentian Muça (47’) dhe Elis Bakaj (57’) kompletuan pokerin blu. Kjo ishte fitorja e katërt rresht e Dinamos në shtëpi.
Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë. Portieri i Dinamos, Elvis Kotorri u ndëshkua me karton të kuq në fundin e pjesës së parë (42’), ndërkohë që mbrojtësi i Gramozit, Klodian Semina u largua pas dy të verdhave në pjesën e dytë (52’).
Dinamo kryeson me 23 pikë pas 9 javë kampionat.
Kategoria Superiore
Java 9, 30 tetor/1 nëntor
Te premten, 30.10.2009
17:00 Vllaznia-Tirana 0-1
Shenues: Gjergji Muzaka 18’
Te shtunen, 31.10.2009
14:00 Apolonia-Flamurtari 1-1
Shënues: Ofeyen Carls67’ / Artan Sakaj 78’
14:00 Dinamo-Gramozi 4-0
Shënues: Fatjon Sefa 18’, Gentian Muça 47’, Elis Bakaj 60’, Fatjon Sefa 70’
14:00 Shkumbini-Laçi 1-0
Shënues Roland Dervishi 49’
Te dielen, 01.11.2009
13:00 Kastrioti-Besa
14:00 Teuta-Skënderbeu
Numri i klikimeve - 629
E Diele, 01 Nentor 2009