E Diel, 1 Nëntor 2026

Super Liga shqiptare, Dinamo shkatërron Gramozin

Dinamo kryesuese ka shkatërruar modestët e Gramozit me rezultatin e thellë 4-0. Autorët e golave për kryeqytetasit janë Sefa (2), Muça dhe Bakaj. Ndeshja është shoqëruar edhe me tension, ku të dyja ekipet e kanë mbyllur takimin me nga dhjetë futbollistë, pas daljes me kartonë të kuq të Kotorrit për Dinamon dhe Seminës për Gramozin.

Kryqytetasit ngjiten në kuotën e 23 pikëve duke mbajtur të palëkundër kreun e tabelës, ndërsa Gramozi mbetet me 7 pikë duke u pozicionuar i fundit së bashku me Vllazninë.

Apolonia dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë mes tyre pas barazimit 1-1 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit. Të parët që kaluan të avantazh ishin vendasit në minutën e 67-të me anë të Kaçit, ndërkohë që vlonjatët barazuan me Sakajn në minutën e 78-të.

Shkumbini ka arritur të marrë një fitore 1-0 përballë Laçit brenda në fushën e vet, falë një goli të realizuar nga Roland Dervishi në minutën e 49-të.

Rezultatet dhe renditjen e Super Ligës shqiptare mund ta shihni të plotë në logon e këtij kampionati. 

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›