Dinamo Zagrebi gjobit Vidan

Domagoj Vida, mbrojtës i Dinamo Zagrebit, është gjobitur nga kampioni kroat me një shumë prej 100 mijë eurosh, pasi e kishte hapur një kanaçe të birrës në autobusin që e dërgonte ekipin në udhëtim.
Trajneri Ante Cacic e ka detyruar futbollistin 23 vjeç që të zbresë nga autobusi, i cili do ta dërgonte ekipin për ta zhvilluar ndeshjen ndaj Nk Vrsar.
Muajin e kaluar, mesfushori Sammir ishte gjobitur me 270 mijë euro pasi e kishte kaluar natën në një klub nate, para një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve. Tek gjiganti kroat paraqitet edhe futbollisti kosovar, përfaqësues i Malit të Zi, Fatos Beqiraj.