E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja, në gjenet e Realit

Fernando Hierro insiston se Real Madrid nuk e ka shijuar ende fillimin më të mirë të sezonit, ndërsa shton se në gjenet e klubit madrilen qëndron vetëm fitorja.

‘Los Blancos’ gjenden në pozitën e shtatë, pas pesë ndeshjesh të luajtura në La Liga, 8 pikë prapa Barcelonës, ndërsa e nisën mbarë kampanjën në Ligën e Kampionëve, pas fitores ndaj Manchester Cityt.

“Pa dyshim, tetë pikë do të jenë vështirë të arrihen, por një gjë është e sigurt: Real Madridi e ka fitoren në gjene”, ka thënë mbrojtësi legjendar për EFE. Reali do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të dielën ndaj Deportivo La Corunas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›