Dinamo, bastet e konsiderojnë humbëse
Dinamo do ta nisë ndeshjen kundër finlandëzëve të FC Lahtit (sot, 18:30), duke pasur edhe kundërshtar kompanitë e basteve. Fitorja e Dinamos kuotohet 7.00, barazimi 4.50, ndërkohë fitorja e vendasve konsiderohet thuajse pa filluar takimi, pasi kuotohet vetëm 1.55. Ylli i Lahtit, i cili është një problem i madh për Dinamon, është Jari Litmanen, për të cilin edhe trajneri i bluve, Shkëlqim Muça, shprehet se “është truri i skuadrës” dhe se “pasimet i ka të sakta”. Dinamo, që mbërriti të martën në Finlandë, zhvilloi të mërkurën dy seanca stërvitore, ku njëra prej tyre në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja “Lahti Stadium”. Takimi do të drejtohet nga gjyqtarë nga Ishujt Faroe me kryesor Petur Reinert. Dinamo, që rikthehet pas tri vitesh mungesë në Ligën e Kampioneve, ka mundur të kalojë në turin e dytë të një kompeticioni evropian vetëm tre herë. Në sezonin 1985-1986, Dinamo eliminoi në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, Hamrun Spartans (1-0, 0-0), ndërkohë që u eliminua nga Sportingu në turin e dytë (0-0, 0-1). Kualifikimi i dytë i Dinamos është ai sezonit 1989-1990 në Ligën e Kampioneve. Dinamo eliminoi në turin e parë Chernomorets Burgas (4-0, 1-3), ndërsa u eliminua në turin e dytë nga Dinamo e Bukureshtit: fitoi në Tiranë 1-0 dhe humbi në Bukuresht, 2-0. Në ballafaqimin për Ligën e Kampioneve, atë në sezonin 2002-2003, Dinamon arriti të eliminojë në turin e parë lituanezët e FBK Kaunas. Fitoi në transfertë 3-2 dhe barazoi në Tiranë 0-0. Në turin e dytë Dinamo u eliminua nga Brondbi e Danimarkës: humbi në Tiranë 4-0 dhe në Danimarkë 1-0.
LIGA E EUROPËS
2008-2010
TURI I PARË ELIMINATOR
Ndeshja e parë: 02.07.2009
Ndeshja e dytë: 09.07.2009
1.MTZ-RIPO (Bjellorusi)-Sutjeska (Mali i Zi)
2.Lahti (Finlandë)-Dinamo (Shqipëri)
3.Vetra (Lituani)-Grevenmacher (Luksemburg)
4.Rosenborg (Norvegji)-Runavik (Islandë)
5.Haladas (Hungari)-Irtysh (Kazakistan)
6.Sligo Rovers (Irlandë)-Vllaznia (Shqipëri)
7.Olimpi (Gjeorgji)-B36 Torshavn (Ishjut Faroe)
8.Anorthosis Fam.(Qipro)-UN Kaerjeng(Luksemburg)
9.Slaven (Kroaci)-Birkirkara (Malta)
10.Zimbru Kis.(Moldavi)-Okzheptes (Kazakistan)
11.Lisburn (Irlanda V.)-Zestafoni (Gjeorgji)
12.Helsingborgs (Suedi)-MIKA (Armeni)
13.Valletta FC (Malta)-Keflavik (Islandë)
14.Dinaburg (Letoni)-Nome Kalju (Estoni)
15.Buduçnost (Mali i Zi)-Polonia (Poloni)
16.Rudar (Slloveni)-Trans Narva (Estoni)
17.Motheruell (Skoci)-Llanelli (Uells)
18.Shiroki(Bosnjë-H.)-Banants (Armeni)
19.Spartak Tr.(Sllovaki)-Inter Baki (Azerbajxhan)
20.Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Renova (Maqedoni)
21.Randers (Danimarkë)-Linfield (Irlanda V.)
22.Simurq (Azerbajxhan)-Bnei Yehuda (Izrael)
23.Nju Saints (Uells)-Fram (Islandë)
TURI I DYTË ELIMINATOR
Ndeshja e parë: 16.07.2009
Ndeshja e dytë: 23.07.2009
Rapid (Austri)-Vllaznia/Sligo
Gorica (Slloveni)-Dinamo/Lahti
Kundërshtarët
Sligo Rovers (Iralndë)
Irlandezja Sligo Rovers, kundërshtari i Vllaznisë, në turin e parë të Ligës së Europës, u rendit në vendin e katërt sezonin e kaluar. Sligo, e themeluar në vitin 1928, që nga viti 2007 drejtohet nga anglezi Paul Kok. Përveç lojtarëve irlandezë militojnë edhe gjashtë futbollistë anglezë, dy portugezë (mrojtësi Almeda dhe sulmuesi Sean Ker) si dhe mesfushori nga Benini, Romuald Beko
FC Lahti (Finlandë)
Lahti është një skuadër e përbërë kryesisht me lojtarë finlandezë, por në gjirin e tij ka dhe një hungarez (portieri Viktor Szentpéteri), një afrikan nga Guinea (mesfushori Mohamed Fofana ) dhe një brazilian (sulmuesi Rafael). Klubi finlandez vë në dukje se pak lojtarë të tij kanë eksperiencë ndërkombëtare, si Kale Eerolalla, Hakasa, Forfnba. Lahti është një klub relativisht i ri, pasi është themeluar në vitin 1996.
2 Korrik 2009