Sligo-Vllaznia, frikë nga e panjohura
Trajneri Hasan Lika: “Njohuritë e mia për kundërshtarin janë zero”. Trajneri Pol Kok: “Për Vllazninë dimë që ka më shumë eksperiencë se ne”
Irlandezët e Sligo Rovers dhe shqiptarët e Vllaznisë kanë frikë një të përbashkët: mosnjohjen absolute të njëra-tjetrës, përveç ndonjë informacioni të shkruar. Si trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika ashtu dhe ai i Sligos, Pol Kok, kanë pohuar për mediat e vendeve të tyre, se i tremben së panjohurës nga ekipeve respektive. Vllaznia ka më shumë eksperiencë ndërkombëtare (32 ndeshje në total në Europë), dhe për më tepër që në tre sezonet e fundit ka marrë pjesë ajo ka mundur të kalojë në turin e dytë: 2004-2005, Kupa Intertoto (kundër izraelitëve të Hapoel Bear Shevës), 2007-2008, Kupa Intertoto (kundër kroatëve të Nk Zagreb) dhe në edicionin 2008-2009, Kupa UEFA (kundër sllovenëve të Koperit). Vllaznia sezonin e kaluar në Kupën UEFA ia doli të kalojë turin e parë, duke eliminuar sllovenët e Koperit, për të ndalur në të dytin pas dy humbjeve të thella me Napolin e Serisë A (0-8 golaverazhi i përgjithshëm). Tashmë, nënkampionët e Shqipërisë do të udhëtojnë drejt Irlandës me shpresë së pas përballjes së dyfishtë me Sligo Rovers, do të përsërisin suksesin e vitit të kaluar. Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, para nisjes për në Irlandë tha për mediat sportive se njohuritë e tij rreth ekipit kundërshtarë ishin zero. “Duhet të jemi racionalë në lojë, vetëm pasi të studiojmë lojën e kundërshtarit do të mendojmë edhe për hedhur sytë drejt sulmit”. Trajneri i Sligo Rovers, kundërshtarit të Vllaznisë në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, Pol Kok, këmbënguli se lojtarët e tij kanë të drejtë të ëndërrojnë një përballej me Rapidin e Vjenës, pavarësisht se më parë duhet të eliminojnë skuadrën shqiptare. Kështu shkruajnë mediat irlandeze. Sligo do të fillojë aventurën e parë europiane në 13 vjet të enjten në mbrëmje kur Vllaznia, që e përfundoi e dyta kampionatin e kaluar pas Tiranës në Superligën shqiptare, do të vizitojë stadiumin “Shougrounds”. Fituesit e turit të parë kualifikues do të përballen me ekipin e famshëm austriak, dy herën nëkampionët e Kupës së Kupave, Rapidin e Vjenës, në raundin e ardhshëm dhe Kuk ëndërron se do të jetë skuadra e tij dhe jo Vllaznia. Kuk tha për gazetën “Irish Indipendent”: “Gjithkush ma ka përmendur mua këtë, por ne do ta marrim çdo ndeshje në kohën e vet. Nëse ju jeni në futboll dhe nëse luani për Sligon ose në Ligën irlandeze, ju nuk mund të ëndërroni të luani kundër Rapidit të Vjenës, ok, kjo është një çshtje. Ne nuk jemi duke thënë se do të luajmë kundër tyre, nuk jemi big favoritë, por unë mund të them se e kam një ëndërr”. Takimi Sligo Rovers-Vllaznia, do të luhet më 2 korrik në stadiumin “Shoëgrounds”, 19:00. Në tri javët e fundit, Silgo ka fituar një takim (2-1 kundër Kork Siti), një barazim (2-2 po kundër Kork Sitit) si dhe një humbje 2-0 me Bohemians. Në renditjen e Premier Divizionit iralndez, Sligo renditet në vendin e 8-të me 17 pikë pas 17 ndeshjesh (4F, 5 B, 8H). Kampionati irlandez ka 10 skuadra. Si në çdo takim, të cilin skuadrat shqiptare luajnë jashtë, fitorja e Vllaznisë kundër Sligos kuotohet 3.80, ndërsa ajo e irlandezëve kundër shkodranëve me koefiçentin 2.80. Barazimi vlerësohet 3.50. Duke parë edhe specifikën e ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje, sulmuesi më përvojë të madhe Vioresin Sinani, paralajëmroi shmangien e pësimit të golave, çka mund ta lertësonte edhe përmbushjen e misionit në ndeshjen e kthimit në Shkodër, një javë më pas, më 9 korrik 2009.
VLLAZNIA
Të gjitha ndeshjet ndërkombëtare në Europë
1978-1979, Liga e Kampioneve
Turi I: Vllaznia-Austria Vjenë 2-0, 1-4
1987-1988, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0, 4-0
Turi II: Vllanzia-Rops Rovaniemi 0-1, 0-1
1991-1992, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-AEK Athinë 0-1, 0-2
1998-1999, Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo Tbilis-Vllaznia 3-0, 1-3
1999-2000, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Spartak Trnava 1-1, 0-2
2000-2001, Kupa Intertoto
Turi I: Nea Salamina-Vllaznia 4-1, 2-1
2001-2002, Liga e Kampioneve
Turi I: Rejkavik-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1
2003-2004, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Dandi 0-2, 0-4
2004-2005, Kupa Intertoto
Turi I: Vllaznia-Hapoel Beer-Sheva 0-1, 3-0
Turi II: Slaven Belupo-Vllaznia 2-0, 0-1
2007-2008, Kupa Intertoto
Turi I: NK Zagreb-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Trabzonspor-Vllaznia 6-0, 4-0
2008-2009, Kupa UEFA
Turi II:Vllaznia-Napoli 0-3 0-5
Turi I: Koper-Vllaznia 1-2 0-0
Bilanci: 32 ndeshje; 9 fitore, 2 barazime, 21 humbje. Golat: 27-61.
TURI I DYTË
VLLAZNIA
Nëse Vllaznia do të kualifikohet me irlandezët e Sligo Rovers, ateherë do të përballet me një skuadër më të fortë, austriakët e Rapidit të Vjenës.
DINAMO
Nëse Dinamo do të kualifikohet me finlandezët e FC Lahtit, atëherë në turin e dytë do të përballet me një emër të njohur, sllovenët e NK Gorica.
2 Korrik 2009