Dinamo bën mrekullinë, përmbys Astanën dhe kualifikohet

Dinamo bën mrekullinë në ndeshjen e kthimit në transfertë kundër Astanës duke fituar me rezultatin 4-1(rezultati i përgjithshëm 4-2) pas 120 minutash lojë.
Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, të besuarit e trajnerit Ilir Daja marrin një tjetër goditje gjatë pjesës së parë në “Astana Arena”. Në minutën e 24-ët, Islamkhan shënon për vendasit nga pika e bardhë, një penallti e shkaktuar nga Ismaili.
Gjithsesi, gjithçka ndryshon në fillimin e pjesës së dytë, Dinamo fiton një penallti, ndërsa Kazukolovas mer kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën kazake me një lojtar më pak. Dita nga pika e penalltisë tregohet i saktë duke vendosur barazpeshën 1-1.
Me një lojtar më shumë blutë shfaqen më kërkues dhe arrijnë të përmbysin rezultatin pas gjysmë ore lojë me golin e shënuar nga Hekuran Berisha, 2-1, rezultat që mbetet në fuqi deri në fund të 90 minutave, duke bërë që sfida ti drejtohet shtesës.
Menjëherë me fillimin e shtesës është Vila 93’ që i jep më tepër siguri Dinamos me golin e shënuar, ndërsa Koma 124’ mbyll të gjitha llogaritë duke kompletuar mrekullinë në transfertë.
Dinamo siguron kështu kalimin për në turin e dytë të Conference League ku do të përballet me Alumini.