E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo e ben formalitet fitore e lehte me Teuten

TIRANE-Dinamo e ka kthyer ne nje formalitet transferten e djeshme kunder Teutes e cila mbylli javen e trete te Superliges. Blute kane fituar 2-1 ne nje ndeshje ku ata jane lodhur vetem 20 minutat e para te pjeses se dyte. Ne fakt fraksioni i pare i ndeshjes ka qene teper i shemtuar me dy skuadrat qe nuk kane krijuar thuajse asgje ne tapetin e gjelbert te Niko Dovanes. Por ne pjesen e dyte Dinamo ka zbritur ndryshe ne fushen e lojes dhe ka arritur te marre fitoren. Elis Bakaj realizoi pas zhvillimeve te nje goditje kendi duke finalizuar perpjekjet e vazhdueshme te bluve. Teuta me pas u duk e dorezuar dhe Martinena arriti te dyfishonte shume shpejt shifrat cka mbylli llogarite me ndeshjen. Durrsaket shkurtuan diferencen ne minutat shtese me ane te Frasherit nje gol qe ne fakt nuk sherbeu per asgje megjithese u shenua pasi nje prej lojtareve dinamovite ishte i shtrire. Dinamo mori e qete fitoren duke shkuar vetem 1 pike larg kreut qe mbahet nga dyshja Flamurtari-Vllaznia. Javen e ardhshme blute do te presin ne kryeqytet Shkumbinin.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›