E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si duhet ta lexojme Tanja Fajonin

Raporterja e PE-se Tanja Fajon foli troc. Pak dite me pare ne nje interviste per Gazeta Shqiptare sllovenia e bute tha disa gjera te verteta. Tha per shembull se ka disa vende te bllokut qe nuk duan te nxitojne ne finalizimin e procesit te heqjes se vizave me Shqiperine. Me tej tha se BE kerkon te bindet se Shqiperia eshte nje vend qe funksionon ne stabilitet. Ne nje veshtrim te shpejte keto jane gjera te ditura pasi jane thene e sterthene ne keto 10 vitet e fundit nga zyrat qendrore e ato periferike te Bashkimit Evropian. Por te thena nga Fajon sec kane nje tjeter te vertete. Ndoshta sepse percillen thjesht pertej maskave te ftohta me te cilat jemi mesuar ti shohim burokratet e Brukselit ketu ne Tirane apo atje ne Evrope. Ne perceptimin e shqiptarit te thjeshte Tanja Fajon eshte edhe e buta edhe e mira ndaj duhet lexuar sic lexohet nje gje e vertete. Por duket se ne ketu ne Shqiperi nuk kemi kohe dhe ne te shumten e rasteve nuk kemi deshire te lexojme te verteta te hidhura edhe kur na thuhen nga njerez te mire si Tanja Fajon. Te mberthyer brenda nje debati te niveleve te uleta tipike kjo per vendet e periferise me histori kuneterish baxhanakesh lepujsh e bashkejetuesish nuk po arrijme ende te ideojme nje filozofi bindese pozicione te qendrueshme apo objektiva kombetare e strategjike sikunder na eshte sugjeruar shpesh nga evropianet. Ndoshta eshte kjo arsyeja qe Tanja Fajon thote here me elegance e here me ate butesine e saj karakteristike se duhet bere detyrimisht gjithcka per te bindur shtetet skeptike te BE-se qe kriteret jane permbushur dhe ato kane sens ne praktike. Dhe koncepti sens ne praktike sipas eurodeputetes Fajon do te thote nje drejtesi e shendoshe nje administrate e depolitizuar publike e moderne dhe me shume rregulla dhe ligje. Pra koncepti europian i Tanja Fajon per integrim te Shqiperise ne familjen ku ajo ben pjese eshte i thjeshte dhe i vertete. Trajtimi i proceseve te integrimit nuk duhet bere ne menyre amatoreske nga politika e Tiranes pra here si nje proces burokratik qe ka te beje vetem me miratime ligjesh europiane e here si pjese e nje politike te jashtme qe konsideron si te vetmen fitore te saj liberalizimin e vizave. Ketu zonja Fajon ecen paralel me qendrimin e zyrave te saj ne Bruksel. Keshtu ne keto 5 apo 6 vitet e fundit teknicienet e Bashkimit Europian kryesisht ata qe merren me ceshtjet shqiptare mendojne se ka dy pamje te nje realiteti politik qe mberrin nga vendi i varfer i Ballkanit. Nga njera ane ata gjykojne me nje entuziazem te matur gjithsesi se ne keto 6 vitet e fundit te qeverisjes se djathte kemi te bejme me nje perparim te prekshem per sa i perket frymezimeve te qeverise Berisha ne drejtim te frenimit te trafiqeve goditjes se krimit shkurtimeve ne administrate apo forcimit te kufijve. Pikerisht ketu dhe ndoshta per kete arsye Brukseli ka firmosur nje lloj certifikate besimi te cilen po e shperndan me kujdes edhe ne vendet anetare te tij te cilat pritet te hapin ne javet e ardhshme driten jeshile per sa i perket levizjes se lire te shqiptareve. Dhe gjithcka ketu duket te jete OK. E thote edhe Fajon kete kur nenvizon jo pa optimizem se shpreson qe Shqiperia te vleresohet per kriteret teknike qe ka permbushur. Pra thene me thjesht reforma gjysme te permbushura nga nje vend i cili konsiderohej pak vite me pare si nje territor i prekur rende nga trafiqet nderkombetare dhe mafia e organizuar.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›