Dinamo e mbyll me fitore fazën e parë të Super Ligës
Kryeqytetasit arritën të shënonin të parët me anë të Sefës në minutën e 20-të. Fierakët barazojnë në fillimin e pjesës së dytë me anë të Capës, por Diop rikthen avantazhin tek vendasit.
Sefa shënon sërish për Dinamon duke i çuar shifrat në 3-1. Në minutat shtesë Haxhibuliç shkurton diferencën duke shënuar golin e dytë për Apoloninë e Fierit.
Me këtë fitore Dinamo thellon diferencën në krye të kampionatit duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve, ndërsa Apolonia mbetet në kuotën e 17 pikëve.
Në ndeshjet e tjera, Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 kundër Gramozit me një gol të Safet Osjas. Me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Shkumbini i Peqinit përballë Skënderbeut. Ndërkohë përballja mes Kastriotit dhe Flamurtarit është mbyllur në barazim 1-1.
Ndeshjet Laçi-Tirana dhe Teuta-Besa do të zhvillohen nesër në orën 13:30.