Dinamo fiton 2-1 me Kastriotin

Kryeqytetasit nuk kishin ne pankine ne kete ndeshje trajnerin Blanko i cili i denuar ndodhej ne tribune megjithate luajne mjaft mire e gjejne golin e avantazhit ne minuten e 13-te me mesfushorin Emiljano Vila i cili merr nje assist nga Martinena.
Krutanet reagojne mjaft mire duke krijuar disa raste shenimi.
Ne minuten e 22-te ata pretendojne per nje prekje me dore te Pishes brenda zones por per gjyqytarin gjithcka eshte e rregullt.
Vendimet e arbitrit kryesore tensionojne situaten ne shkallet e stadiumit ku tifozet godasin anesori Cokaj duke sjelle nderprerjen e ndeshjes per disa minuta.
Edhe pak minuta me pas krutanet pretendojne per nje tjeter penallti por serish gjyqtari mendon ndryshe.
Ne mbyllje te pjeses se pare vendasit mbeten me 10 lojtare pas daljes me kartonin e kuq te Kalarit.
Me fillimin e se dytes Dinamo shenon edhe golin e dyte me Allmucen nderkohe qe reagimet e skuadres se Ndreut edhe pse me nje lojtare me pak konkretizon me nje gol mjaft te bukur te Babic duke mbyllur kete takim me rezultatin perfundimtare 2-1.
Kjo ishte fitorja e shtate ne 9-te jave per Dinamon qe ndodhet e vetme ne krye ne kuoten e 22 pikeve.