Olic gjashte muaj jashte fushave

Sulmuesi kroat i Bayern Munchen Ivica Olic do te qendroje gjashte muaj larg fushave per shkak te nje demtimi ne gju.
Lajmin e bejne te ditur burime te klubit bavarez.
Olic do te operohet per shkak te nje demtimi te dyfishte ne menisk dhe nderhyrja do te kryhet ne SHBA.
Kroati ndjente dhimbje ne gjurin e tij pa filluar ende Bundesliga per shkak te nje demtimi qe kishte pesuar duke luajtur per kombetaren e tij.
Demtimi i sulmuesit ka shkaktuar dhimbje koke per trajnerin Van Gaal sepse i shtohet atyre te Ribery Robben dhe Klose te gjithe efektive te repartit te avancuar.