E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo huazon Fadairon e Partizanit

Dinamo ka marrë një përforcim të çasteve të fundit për ndeshjet e raundit të parë në Conference League. Fadairo, sulmuesi nigerian i Partizanit, është huazuar te blutë në ditën kur mbyllen regjistrimet në UEFA për raundin e parë kualifikues.

Dinamo ka huazuar sulmuesin e Partizanit, David Fadairo, për ndeshjet e e Conference League. Skuadra e Ilir Dajës do të luajë javën e ardhshme, në 9 korrik, kundër Astanës së Kazakistanit, ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues.

3 korriku është afati i fundit për regjistrimin në UEFA të lojtarëve në dispozicion për raundin e parë, ndaj lëvizja e Dinamos për nigerianin ka qenë në çastet e fundit, në përpjekje për të kompensuar largimet. 25-vjeçari, i cili u bashkua me Partizanin pas eksperiencës te Teuta, luajti pak në sezonin e fundit, vetëm gjashtë ndeshje, pa shënuar asnjë gol, për shkak të një dëmtimi që nuk e lejoi të aktvizohej rregullisht.

Bashkimi me Dinamon është i përkohshëm, vetëm për ndeshjet në Conference League, e më pas do të kthehet te Partizani, ku është nën kontratë deri në përfundim të sezonit 2026-2027.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›