Vlorë, mbytet në det një 29-vjeçare në Portonovë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në zonën e Portonovës, në Vlorë, ku një 29-vjeçare ka humbur jetën pasi u mbyt në det.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Hidrovor”, në territorin e Njësisë Administrative Novoselë, është mbytur shtetasja Afërdita Gjilaj, nga Malësia e Madhe.
E reja u gjet pa shenja jete në ujë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Autoritetet bëjnë me dije se vijojnë veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në mbytjen e 29-vjeçares.
/rtsh.al/