E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo ka nevojë për “lojtarin e 12-të”, transport falas për tifozët

Dinamo kërkon mbështetjen e tifozëve në prag të sfidës kundër Pafos, që do të luhet nesër në orën 21:00 në “Elbasan Arena”.

Klubi kryeqytetas njofton se do të vendosë në dispozicion transport falas për të gjithë tifozët që dëshirojnë të jenë pranë skuadrës në ndeshjen ndaj Pafos

Nisja do të bëhet te stadiumi “Selman Stërmasi” në orën 18:00.

“Të gjithë së bashku drejt stadiumit! Dinamo ka nevojë për ju”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›