E Martë, 3 Nëntor 2026

Dinamo, kampione e Kategorisë së Parë

Dinamo zyrtarisht kampione e Kategorisë së Parë në volejboll për femra, ndërsa rikthehet në elitën e volejbollit shqiptar pas gati 11 vitesh, atje ku ishte për herë të fundit teksa drejtohej nga Genci Nexhipi. Për herë të fundit kjo skuadër pat dalë kampion më 2008-ën në elitën e volejbollit shqiptar, ndërsa iniciativa personale e Altin Martirit për të rikthyer këtë emër traditë në rrjetën shqiptar u finalizua me këtë trofe.

Në sallën olimpike “Feti Borova”, edhe me dashamirësinë e Elbasanit, u zhvillua dhe ndeshja e fundit e kampionatit, të cilën Dinamo e fitoi 3-0. 27-25, 25-15, 25-16 dhe më pas ka shpërthyer festa. Trofeun skuadrës dinamovite, kampione e Kategorisë së Parë në volejbollin e femrave, e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.

Ndërkohë Flamurtari i vendit të dytë do të jetë në Play-off përballë Teutës me shpresën që vajzat vlonjate, të cilat drejtohen nga një mjeshtër si Todi Driza, të ngjiten në elitën e volejbollit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›