Korabi e mbyll me fitore

Ndërsa Dinamo ka arritur të zyrtarizojë titullin kampion në Kategorinë e Parë, duke mposhtur Elbasanin me rezultatin 3-0, në sfidën tjetër të kësaj jave, e fundit për këtë sezon, Korabi i drejtuar nga trajneri Fehmi Bulku ka mposhtur po 3-0 Mirditën, ku spikati volejbollistja Anxhela Cibaku. Pavarësisht rezultatit, rivaliteti në parket ishte i fortë, me vajzat dibrane që fituan setin e parë me rezultatin 25 – 19, për të vazhduar më pas 25 – 20 dhe 25 -16.