E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo mund 3-0 Kribvasin e Bylykbashit

Dinamo e Kievit mundi 3-0 Kribvasin e dy shqiptarëve në kampionatin ukrainas. Dorian Bylykbashi luajti për 90 minuta, ndërkohë që Bulku e nisi si titullar takimin, por u zëvendesua në minutën e 61-të nga Shepetovski. Aliev shënoi dy gola: 18 e 47, e Ilikovic realizoi në minutën e 27-të.
Sot në mbrëmje Vorskla Poltava e Currit e Dallkut luan në transfertë kundër Metalist, ndërsa të dielën Zorja e Parid Xhihanit kundër Karpatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›