Edhe Sopoti i etur për pikë në transfertë

Sopoti i Librazhdit do të luajë sot kundër Besëlidhjes. Fitorja një javë më parë me Luftëtarin ka krijuar besim te librazhdasit se mund të marrin pikë edhe në transfertën e vështirë me lezhjanët. Besëlidhja në shtëpi i ka provuar si humbjen ashtu dhe fitoren. Sopoti, në fakt nuk ndodhet në pozita të kënaqshme, vendi i 12-të (nga 16 ekipe) me vetëm 3 pikë, por të gjithë guxojnë në Kategorinë e Parë.