E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo prezanton mbrojtësin Sembene

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Saliu Sembene është zyrtarisht lojtari më i ri i Dinamo City-t. Klubi kryeqytetas ka njoftuar transferimin e qendërmbrojtësit senegalez, i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me blutë.

24-vjeçari do të mbajë fanellën me numrin 17 dhe pritet të jetë një përforcim për repartin difensiv të skuadrës së drejtuar nga trajneri Ilir Daja.

Sembene nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar. Mbrojtësi senegalez ka qenë më herët pjesë e Partizanit, ndërsa në elitën e futbollit shqiptar numëron 92 paraqitje.

Prej fundit të vitit 2023, Sembene fitoi një vend të rëndësishëm në formacionin e Partizanit, duke u shndërruar në një prej titullarëve të rregullt të skuadrës.

Me eksperiencën e fituar në kampionatin shqiptar dhe karakteristikat e tij fizike, qendërmbrojtësi pritet të shtojë alternativat dhe konkurrencën në prapavijën e Dinamos.

Skuadra kryeqytetase synon të jetë në garë për objektivat madhorë të sezonit, ndërsa afrimi i Sembene është pjesë e përforcimeve të repartit të mbrojtjes.

Dinamo do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Laçit.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›