Dinamo, radhen e ka nje dinamovit
Aranit Muraci
Pas largimit te Zlatko Dalic, nje trajner shqiptar pritet te jete ne krye te Dinamos. Presidenti Besnik Sulaj pranoi doreheqjen e trajnerit te ekipit, Zlatko Dalic, pas humbjes se dyte radhazi me Partizanin. Nje emer i ri po mendohet dhe pritet te emerohet shume shpejt nga presidenca blu. Me largimin e kroatit Zlatko Dalic, mori fund edhe epoka e trajnereve te huaj, te pakten per momentin, pasi Dinamo shquhet per numrin e madh te trajnereve qe ka nderruar dhe per emrat e huaj, qe ka afruar ne drejtim te ekipit. Gjate dites se djeshme presidenti i Dinamos eshte konsultuar me emra vendas. Keshtu, behet e ditur se, Dinamon do ta drejtoje nje nga trajneret shqiptare, ne ndeshjet e mbetura te sezonit. Trajneri kroat pas takimit te djeshem eshte takuar me stafin drejtues te ekipit dhe eshte ndare gjithashtu edhe me lojtaret, te cilet i drejtoi gjate sezonit te fundit. Dalic eshte treguar profesionist ne kete drejtim. Ai i ka falenderuar te gjithe. Sakaq, pas ndarjes me dinamovitet, kroati Dalic deklaroi: "Ndoshta ishte faji im, ndoshta i lojtareve. Doja te shpallesha kampion dhe me mbeti peng. Uroj qe Dinamo te fitoje titullin ne find.' Me tej, trajneri ka qendruar me pjesetaret e tjere te stafit, Mergjyshi dhe Bozhiqin, me te cilet ishte i pranishem ne stadiumin "Selman Stermasi" per te ndjekur ndeshjen e fundit te javes se 19-te, Tirana-Shkumbini. Tirana e cila fitoi ne fund, i shkaktoi humbjen e pak diteve me pare, c'ka solli edhe lekundjen e pare per trajnerin. Humbja me Partizanin nuk eshte pertypur as nga Zlatko Dalic, i cili deklaroi se do te merrte pergjegjesite e tij, pas ketij rezultati dhe do te largohej nga drejtimi. Dalic ishte emeruar ne stolin e Dinamos me 28 korrik te vitit 2008, ne vend te trajnerit argjentinas, Marseloa Havier Zuleta, qe i drejtoi blute vetem ne nje ndeshje te Liges se Kampioneve. Dy dite me pare, pas humbjes ne derbin me Partizanin, qe ishte humbja e dyte radhazi per te, Dalic dha doreheqjen. Para dy trajnereve te huaj qe drejtuan Dinamon, ne stolin blu ishte trajneri qe shpalli ekipin kampion per here te 17-te. Ilir Daja, edhe pse e drejtoi ne menyre te suksesshme Dinamon, u larguan ne nje kohe kur po ndertonte ekipin. Ai pas largimit nga Dinamo eshte ulur ne stolin e Beses se Kavajas.