Paulin Dhembi, tifo per Shkumbinin
Futbollisti i Vllaznise, Paulin Dhembi ishte i pranishem ne stadiumin "Selman Stermasi", per te ndjekur ndeshjen Tirana-Shkumbini. Korcari, qe luan kete sezon me Vllaznine, beri tifo per Shkumbinin, per shkak se Tirana eshte rivalja kryesore per titull me ekipin e tij. Dhembi, nje ish-lojtar i Dinamos dhe i Partizanit, e sheh interesante pjesen e dyte te gares. "Shpresojme te arrijme objektivin tone. Ekipi eshte i kompletuar," - theksoi Dhembi. "Vllaznia, ne ndeshjen e fundit tregoi se, edhe kete faze do te jete e forte dhe do te luaje deri ne fund per te mbrojtur vendin e pare." Sipas Dhembit, ekipet kryeqytetase, Tirana dhe Dinamo do te jene rivalet e Vllaznise, dhe shpreson qe te zhvillohet nje gare interesante. "Shpresoj qe gara te jete sa me interesante dhe besoj se do te jete e tille. Ekipet e kreut nuk kane ndonje diference te madhe me njera-tjetren. Fakti se ka rivalitet ka bere qe edhe intresi te shtohet ne ndeshjet e fundit. Futbolli luhet per tifozet dhe shpresoj te jete emocionet deri ne fund," - thekson Dhembi. Sipas tij, ndeshjet direkt, ne fazen e fundit do te percaktojne fituesin e gares. Ashtu, si edhe nje sezon me pare, kur Tirana dhe Partizani e zgjodhen fituesin ne fund, edhe kete vit ekipi kampion nuk dot mesohet para kohe. "Nese nje sezon me pare, ne gare ishin vetem Dinamo dhe Partizani dhe ne fund pati interes te madh per te mesuar fituesin, kete sezon jane tre ekipe, sepse edhe Dinamo, pavaresisht humbjeve, do te rivalizoje. Prandaj parashikoj nje gare mes tre ekipeve," - perfundon Paulin Dhembi. Mesfushori i Vllaznise, gjate pjeses se pare te kampionatit ishte nje nder lojtaret me te dalluar dhe nje shenues i mire. Blerja e Dhembit, eshte cilesuar si e suksesshme ne Shkoder.