E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo ruan kryesimin Flamurtari rikthehet te fitorja

Kampionet ne fuqi fituan me veshtiresi 2-1 ndaj Elbasanit ne Qemal Stafa ne nje sfide te bukur te zhvilluar pasditen e sotme. Elbasanasit kaluan te paret ne avantazh me Endri Dalipin ne minuten e 15-te por kryeqytetasit u kunderpergjigjen duke vendosur barazpeshen ne te 33-ten me Elis Bakajn. Sulmuesi dinamovit ishte autori i golit te fitores ne minuten e 65-te pas nje goditjeje nga rreth 30 metra.

Krahas ndeshjes se kryeqytetit eshte zhvilluar edhe perballja tjeter e kesaj jave. Ne Vlore Flamurtari mundi me lehtesi 3-0 Kastriotin fale golave te Lenes ne minuten e 27-te Shehajt ne te 75-ten dhe Daniel Xhafaj nje minute nga fundi i kohes se rregullt. Vlonjatet rigjejne tri piket pas humbjes ne Durres javen e kaluar dhe mbajne vendin e dyte me 12 pike tre me pak se Dinamo.

Dje u luajt ndeshja e pare e javes se gjashte te kategorise superoire ku Laci nuk pati asnje problem perballe Bylisit qe mban vendin e fundit. Kurbinasit fituan me rezultatin 3-1 dhe perkohesisht mbajne vendin e trete me 11 pike ne pritje te sfidave te tjera. Te shtunen do te zhvillohen takimet Besa-Vllaznia dhe Teuta-Shkumbini nderkohe qe kryesfida mes Skenderbeut dhe Tiranes diten e diel mbyll javen e gjashte te Superliges.

2010-10-01 1822

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›