E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, shpallet kampione e Shqipërisë

Dinamo shpallet kampione e Shqipërisë. Ky është titulli i 18-të për blutë ndërkohë që titulli i fundit që ka fituar është ai e vitit 2008. Blutë e Shkëlqim Muçës kanë arritur të fitojnë titullin katër javë para përfundimit të kampionatit. Dinamo ndodhet në kuotën e 58 pikëve ndërsa Besa e vendit të dytë ka grumbulluar 46 pikë. Në katër ndeshjet e mbetura Besa mund të arrijë me pikë Dinamon por blutë e kryeqytetit kanë fituar të dyja ndeshjet direkte ndaj kavajasve dhe kështu ata shpallen Kampionë të Shqipërisë. Kur dy skuadra janë me pikëë të barabrta në konsideratë merren ndeshjet direkte ku Dinamo i ka fituar të dyja. Edhe nëse Besa fiton ndeshjen e mbetur mes dy skuadrave Dinamo është e favorizuar se ka fituar dy takime.
Blutë kanë arritur të kalojnë në avantazh me një gol të shënaur nga Diop në minutën e 11 të ndeshjes por kënaqësia e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi durrsakët kanë mundur të barazojnë në minutën e 15 të ndeshjes me një gol të shënuar nga Muçollari. Gjithashtu durrsakët nuk e kanë lënë gjithçka me një barazim ata kanë mundur të kalojnë në avantazh me një gol të shënuar nga Mile në minutën e 69 të ndeshjes.
Pas likuidimit të Shkumbinit në Peqin, sot në "Qemal Stafa" Tirana është përpjekur të "asgjësojë" Laçin, rivalin direkt për të luajtur në Europa League por ajo ka marrë vetëm një barazim në ndeshjen me laçianët. Ekipi i Tiranës ka mundur të shënojë që në minutën e 10 me një gol të shënuar nga Ahmataj ndërkohë që laçianët kanë mundur të barazojnë me një gol të shënuar nga Nimani në minutën e 44 të ndeshjes dhe më pas kanë mundur të kalojnë në avantazh me një gol të shënuar nga Nora në minutën e 73 të ndeshjes.
Ja rezultatet e kategorisë superiore të javës së 29-të:

Dinamo-Teuta 1-2
Besa-Shkumbini 2-0
Tirana-Laçi 1-2
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Kastrioti-Vllaznia 2-0
Gramozi-Flamurtari 1-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›