E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pique: Gjyqtar të paanshëm në ndeshjen kthyese

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka bërë thirrje UEFA-s për një gjyqtar të paanshëm në ndeshjen kthyese ndaj Interit në Camp Nou, pasi Pique mendon se portugezi Benquerenca nuk ishte i tillë.
"Unë e kam parë në televizor dhe kam parë se goli i Militos ishte nga pozita jashtë loje dhe goli i Maiconit erdhi pas ndërhyrjes së palejuar në Messin. Gjyqtari nuk bëri asgjë. Ndeshja e dytë duhet të jetë me një gjyqtar të paanshëm".
"Interi na njeh shumë mirë dhe dominoi në lojë, ashtu siç ditën ta ndalin lojën tonë. Gjithçka është e mundshme gjatë ndeshjes kthyese, diferenca është prej dy golash por ne mund ta tejkalojmë atë", sqaroi Pique.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›