E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo shtyp Elbasanin, shpëtimi pranë

dinamoEkipi dinamovit ka arritur të fitoje dje me rezultatin 3 me 1 në ndeshjen e ndaj Elbasanit, duke e futur këtë të fundit në një pozitë të vështirë

Dinamo i ka dhënë një tjetër goditje kritike Elbasanit, i cili tashmë rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria e parë. Dinamo arriti të mundë pastër kundërshtarin e tij direkt me shifrat 3-1 në Selman Stermasi.

Tri pikë qetësie për blutë kryeqytetas, të cilët tashmë ndjehen të sigurtë në luftën për mbijetesë, ndërsa verdheblutë rikthehen në vendet e ftohta të renditjes, duke e komplikuar edhe më shumë pazicionin e tyre në këtë kampionat.

Elbasani vinte në këtë ndeshje pas dy fitoresh radhazi, por humbja e djeshme ka ndikuar jo pak në psikologjinë e skuadrës. Dinamo me këtë fitore ka bërë një hap drejt shpëtimit edhe pse ndodhet pranë skuadrave që ndodhen në zonën e ftohtë.

Himara, katërgolësh ndaj Kamzës

Për javën e 25-të të Kategorisë së Parë u luajtën dje pesë ndeshje. Himara fitoi me Kamzën me rezultatin 4 me 1 ndaj Kamzës, duke u ngjitur edhe më shumë në renditje dhe konsoliduar pozitat e saj. Kamza nga ana tjetër ka komplikuar edhe më shumë pozicionin e saj në fundin e renditjes, ku tashmë ndodhet në zonën që të dërgon në kategorinë e dytë.

Besëlidhja, fitore shprese

Një fitore të rëndësishme arriti dhe Besëlidhja në Berat ndaj Naftëtarit me shifrat 1 me 0, duke marrë frymë në luftën e mbijetesës. Me këtë fitore, skuadra lezhjanë është ngjitur në kuotën e 28-të pikëve, duke u rikthyer tashmë fuqishëm për të shpresuar shpëtimin në javët e ardhshme.

Butrinti barazon, kontestohet gjykimi

Në Fushë-Krujë nuk ka fitues, ku Iliria barazoi pa gola ndaj Butrintit. Në këtë sfidë, miqtë protestuan shumë fort ndaj gjykimit të kësaj ndeshjeje. Në këtë sfidë, miqtë kanë pasur disa raste të pastra për shënim, por sipas tyre, gjykimi ndikoi negativisht që skuadra të mos arrinte të merrte maksimumin në këtë sfidë.

Ngjeshje skuadrash në fundin e tabelës

Kur situatat duken të qarta përsa i përket ekipeve që do të kalojnë në Superligë, në fundin e rendtitjes ende nuk dihet se cilat do të bien dhe cilat skuadra do të luajnë në Play-Out. I vetmi ekipi që ka nënshkruar rënien është Naftëtari. Nga vendi i dhjetë i renditjes, i cili mbahet nga Butrinti, e deri te Ada që mban vendin e parafundit, ekipet ndahen me vetëm tri pikë. Lufta për mbijetesë pritet të ashpërsohet në javët në vijim, ku kampionatit po i vjen ngadalë fundi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›