Dinamo, vendi i gjashtë i jep frymëmarrje
Skuadra e kryeqytetit është pranë shpëtimit edhe pse i duhet të luajë dy transferta në tri takimet e fundit
Blutë kanë marrë shtatë pikë nga nëntë të mundshmet në tri ndeshjet e fundit. Ku kanë mbetur edhe tri takime, Dinamo renditet në vendin e gjashtë, por vetëm tri pikë larg vendit të 11-të. Gjithsesi, ecuria e javëve të fundit i ka dhënë sigurinë e duhur ekipit kryeqytetas në luftën për shpëtim.
Kujtojmë që para pak javësh, Dinamo bënte pjesë në grupin e skuadrave që rrezikonte seriozisht rënien nga kategoria. Në ndeshjet e fundit, Dinamo do të ndeshet ndaj Besëlidhjes në Lezhë, ndaj Ilirisë në Fushë-Krujë dhe do të presë Pogradecin në shtëpi.