Migjen Basha 45 minuta ndaj Fiorentinës
Mesfushori i kombëtares Migjen Basha është aktivizuar 45 minuta gjatë ndeshjes Fiorentina 4-3 Torino. Ai u fut në lojë pjesën e dytë dhe i dha një tjetër ritëm mesfushës së miqve. Pikërisht në ato minuta skuadra e Venturës arriti të barazojë rezultatin. Basha zuri vendin e Gazit dhe është vlerësuar nga Sportmediaset me notën gjashtë.