Dinastia Bler, djali i ish-kryeministrit, drejt Kuvendit
Euan Bler, i biri i ish-kryeministrit britanik Toni Bler, po kërkon një karrierë në politikë. Sipas revistës The People, djali më i madh i çiftit Bler, 28-vjeçari Euan, kërkon të ndjekë hapat e të atit për tu bërë një deputet i laburistëve. Një mik i familjes Bler është shprehur se Euan po mendon prej kohësh të nisë një karrierë në politikë. Sheri (e ëma) është veçanërisht e kënaqur për këtë. Asaj i pëlqen ideja e një dinastie Bler, si ajo e stilit Kenedi. Miqtë e tij janë shprehur se Euan mezi po pret të përmirësojë besueshmërinë e tij si laburist duke marrë përsipër një post në sektorin publik dhe besohet se ai e ka lënë punën e tij në bankën e investimeve Morgan Stanley. Sipas një deputeti laburist, i riu Bler ka shfaqur angazhim duke e treguar veten një aktivist laburist të vërtetë.