E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, kërcënohen delegatët gej britanikë

Një takim në kampin veror kroat të të rinjve socialistë këtë fundjavë, për njohjen me njëri-tjetrin të të rinjve me të njëjtin krah politik në Europë, devijoi në ashpërsi e përplasje homofobike. Takimi në Kroaci ishte një shans edhe për të rinjtë e Partisë Laburiste Britanike që të njihnin homologët në Partinë e Socialistëve Europianë (PES). Por ata ishin shokuar kur panë se delegatët gej ishin kërcënuar dhunshëm nga delegatët kroatë, të cilët kishin paralajmëruar: Nuk na pëlqejnë pederastët ……. Sipas Daily Mail, një delegat britanik gej kishte shkruar në Twitter, në kohën që ndodhej në kampin e Savudrijas në brigjet kroate: Fanatizmi dhe intoleranca mbizotërojnë me shumicë në disa pjesë të Europës, pavarësisht përkatësisë socialiste. PES mbledh partitë motra socialiste nga vendet e Bashkimit Europian, përfshirë ato në vendet ish-komuniste, Polonia dhe Rumania. Rreth 1 400 aktivistë nga e gjithë BE-ja mblidhen në kampe verore të të rinjve socialistë. Gjatë takimit të fundit, delegatët gej vazhdimisht janë kërcënuar dhe fyer nga të rinjtë e Lëvizjes Socialdemokrate kroate. Delegacioni britanik ishte kundërpërgjigjur me një marsh anti-mizogjinisë, homofobisë dhe transfobisë në adresën online, në shenjë proteste. Dy delegatë ishin përjashtuar për sjellje homofobike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›