E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Diplo 2025” mbledh në Tiranë ambasadorët shqiptarë nëpër botë, në fokus integrimi në BE

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën vjetore Diplo2025.

Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë.

Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

Diplo2025 do të zhvillohet në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti).

/m.q/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›