FA trajnim në Letoni, Rama: Forcon kapacitetet operacionale në mjedise ndërkombëtare

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura po marrin pjesë në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga misioni i trupave Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura gjatë stërvitjes në Letoni, ndërsa u shpreh se këto trupa janë “në mbështetje të Brigadës Shumkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave”.
“Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”, tha Rama në postimin në rrjetet sociale.
Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Reso... 1 nga 5/e.i/