Diplomaci me Beogradin, pro dhe kunder

Ne nje forum te organizuar nga gazeta “Shqip” kane komentuar ish-ministri i Jashtem ne qeverisjen socialiste, Kastriot Islami dhe ish-deputeti dhe diplomati Pellumb Xhufi.
“Dihet qe per kete vizite eshte investuar shume dhe prej kohesh nga Ministria jone e Puneve te Jashtme dhe drejtuesi i saj. Shume i deshiruar eshte deklaruar edhe Kryeministri Berisha per nje vizite te Presidentit Tadi ne Tirane. Personalisht nuk shoh asnje arsye per t’u kushtuar kaq pasion e kaq energji kontakteve me Beogradin. Nuk shoh nje arsye te tille sepse Serbia eshte tashme thjesht nje fqinj “i rrethit te dyte”, jo nje fqinj direkt i Shqiperise, si eshte Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, Kosova, me te cilet do duhej te perqendrohej me prioritet politika jone e jashtme”, ka deklaruar Xhufi.
Ndersa Islami ka vleresuar me nota pozitive viziten e shefit te diplomacise shqiptare ne Beograd, duke i cilesuar si te rendesishme marredheniet me Serbine.
“Gjykoj se do zgjerim dhe thellim i marredhenieve dy dhe shumepaleshe me vendet e rajonit rrit peshen dhe autoritetin e Shqiperise dhe mbi te gjitha ndikon pozitivisht ne rritjen e sigurise dhe te stabilitetit te rajonit. Serbia eshte nje vend me te cilin Shqiperia ka marredhenie te veanta, te interesit reciprok dhe te fqinjesise se mire, nje vend qe synon marredhenie qe rrisin sigurine dhe stabilitetin e rajonit. Nje vend me te cilin zhvillon marredhenie te tregtise se lire”, ka deklaruar Islami.