E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Gruas, ambasada SHBA-se dorezon cmimin Musine Kokalari

Me rastin e dites nderkombetare te gruas dhe muajit te historise se gruas ,ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane ka vleresuar me cmimin “Musine Kokalari” zonjen Bardhylka Kospiri, drejtore ligjore e fondacionit shqiptar per te drejtat e paaftesise.

Ambasadori Uithers ka vleresuar forcen dhe kurajon si dhe kontributin e saj ne shoqeri. Bardhylka Kospiri eshte eksperte ne fushen e aksesit per njerezit me aftesi te kufizuara dhe nje kontribuese kryesore ne formulimin e rregullave per aftesine e kufizuar.

Ne nje ceremoni modeste ne ambientet e residences amerikane zonjes Kospiri i eshte dorezuar cmimi per grate e guximshme, per perkushtimin dhe punen e saj te jashtezakonshme ne mbrojte te drejtave te personave me aftesi te kufizuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›