Diplomacia emerimet e reja
E marte 18 Dhjetor 2012 1539
Diplomacia emerimet e rejaRreth 1/5 e ambasadoreve qe perfaqesojne Shqiperine jane ne proces zevendesimi.
Ne 3 javet e fundit komisioni i jashtem parlamentar ka shqyrtuar disa prej kandidaturave per diplomate. Opozita me shume se kontestime per emrat e propozuar shprehet se po shkelet ligji qe normezon raportet mes diplomateve te karrieres dhe kandidateve te ardhur nga politika. Shume ambasadore kane qendruar pertej mandatit per shkak te perplasjeve mes kryeministrit Berisha dhe ish-presidentit Topi. Por duke u perpjekur te mbushin kete vakum thote socialistja Arta Dade mazhoranca aktuale po e shton problematiken ne fushen e diplomacise. Nenkryetarja e komisionit te Jashtem me heret edhe ish-ministre e Jashtme eshte kritike edhe per periudhen e zgjedhur per te emeruar ambasadore te rinj pasi vendi ndodhet vetem 6 muaj para zgjedhjeve te pergjithshme. Mes 10 levizjeve te fundit ne fushen e diplomacise bien ne sy emerimi i kreut te Aleances Demokratike Neritan Ceka ne Itali ish-shefi i kabinetit te Lulzim Bashes emerohet ambasador ne Turqi ish zv -ministrja e Punes e ardhur nga LSI-ja Filloreta Kodra perfaqeson Shqiperine ne OKB ne Gjeneve ndersa zv/ministrja e Integrimit Grida Duma pritet te emerohet ambasadore ne Slloveni. Mal Berisha qe u refuzua nga ish-presidenti Topi per ambasador ne Londer tashme ka marre firmen e presidentit Nishani per kete post. Artur Kuko pritet tja lere vendin Agim Fagut ne zyren e Shqiperise ne NATO ne Bruksel.
Komente
Facebook