E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha Ortodokse nuk pranon censusin

E marte 18 Dhjetor 2012 1238 Kisha Ortodokse nuk pranon censusinKisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise nuk njeh te dhenat e censusit. Sipas INSTAT ne Shqiperi jane deklaruar si ortodokse vetem 6.75 e popullsise. Kjo Kishe permes nje deklarate per mediat i cileson te dhenat te pasakta e tendencioze e qe mund te minojne bashkekzistencen dhe harmonine fetare. E tere metodologjia qe u ndoq per regjistrimin e perkatesise fetare nuk iu pergjigj aspak metodes elementare objektive qe ndiqet ne vendet evropiane. Per rrjedhoje nje gje e tille fyen jo vetem te krishteret ortodokse te cilet qe nga fillimi i shtetit shqiptar jane komuniteti me i madh i krishtere ne numer por edhe te gjithe te krishteret te cileve iu zvogelohet ne menyre te ndjeshme madhesia nga 31 ne 17. Denoncojme metoden antishkencore qe u ndoq per kete ceshtje te ndjeshme fetare. Protestojme per shtremberimin flagrant te etikes profesionale. Nuk njohim te dhenat mbi perkatesine fetare te popullsise qe jep statistika e fundit e vitit 2011 bere nga INSTAT. Plane dhe veprime te tilla mund te minojne bashkekzistencen dhe harmonine fetare per te cilen jemi perpjekur. Sipas Kishes nga pyetesoret qe kane shperndare ata vete ne mesha numri i ortodokseve eshte tre here me i madh. Sipas te dhenave kishtare qe ne disponojme regjistrat e pagezimit para dhe pas persekutimit komunist si dhe nga regjistrat e 460 famullive ortodokse ne te gjithe vendin numri i te krishtereve ortodokse e tejkalon 24 te popullsise se Shqiperise. Me te drejte mund te ngrihet pyetja Ku jane mbi 17 e ortodokseve te tjere qe i fshehu regjistrimi Kjo Kishe permend edhe opinionin e Keshillit te Evropes per proceduren e regjistrimit ne lidhje me ceshtjen e kombesise qe sipas saj nuk eshte bere ne baze te standardeve te pranuara nderkombetarisht.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›