E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat, studentet bojkotojne mesimin

Studentet e disa fakulteteve ne Universitetin e Tiranes nuk moren pjese ne mesim sot dhe protestuan para institucioneve shteterore, duke kerkuar ndryshimin e formes se diplomes.

“Protesta do vazhdoje sepse keta nuk pranojne te na japin nje titull, te cilin e meritojme pasi kemi studiuar per tre vjet”, eshte shprehur nje studente.

Ne krah te tyre u rreshtua edhe rektori i UT, Dhori Kule, i cili ka deklaruar se nisma e Ministrise bie ne kundershtim me ligjet e senatit.

“Neni 31 e ka te percaktuar ne piken 4 te tij, se forma dhe permbajtja e diplomave percaktohen nga senatet ne baze te udhezimeve te MASH. Dhe ketu qendron problemi, pasi udhezimi ka izoluar te gjitha kompetencat e senatit”, ka saktesuar Kule.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›