E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e Gjykatës aksidenton një qytetar

Makina e Gjykatës Kushtetuese aksidenton një motociklist.Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës pasi automjeti sipas policisë ka dalë nga Gjykata duke u përplasur me një motor që drejtohej nga shtetasi Kujtim Cela, i cili ndodhet jashtë rrezikut. 

TIRANE- Makina e Gjykatës Kushtetuese aksidenton një motociklist. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës pasi automjeti sipas policisë ka dalë nga Gjykata duke dashur të presë rrugën tek Kryeministria për të dalë tek ura në Bulevard. Makina është përplasur me një motor tip Papaq që drejtohej nga shtetasi Kujtim Cela. Si pasojë e përplasjes, Cela ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak por jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit ndërsa gjatë gjithë kohës, targa e makinës së gjykatës kushtetuese është mbajtur e mbuluar. Sipas policisë, në momentin e aksidentit brenda makins shtetërore ndodhej vetëm drejtuesi i saj, për të cilin bëhen të ditura vetëm inicialet Z.M.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›