Diplomatet gjermane bashkepuntore te Holokaustit

Kryetari i Komisionit Eckart Conze e quan ministrine e jashtme organizate kriminale qe ka ndjekur politiken e dhunshme te nacionalsocialisteve gjate gjithe kohes. Pervec kesaj ministria ka bere perpjekje te medha per ta mbuluar kete pas viteve 1945. Studimi i bere nga historianet do ti dorezohet diten e enjte 28.10.2010Ministrise se Jashtme gjermane.
Historiani nga Marburgu Eckart Conze eshte i qarte ne gjykimin qe jep per te kaluaren e Ministrise se Jashtme gjermane. Ministria qe gjate kohes se nazizmit ndodhej ne Rrugen Wilhelmstrasse te Berlinit nuk ka qene cerdhe e rezistences sicka pretenduar vete. Perkundrazi. Shumica e diplomateve e paten pare si shpetimardhjen e Hitlerit ne pushtetne vitin 1933 thote Conze. Me vone Ministria e Jashtme ka marre pjese si institucion ne krimin nacionalsocialist. Diplomatet kane qene autore te krimit dhe bashkepunetore. Vetem pak prej tyre i jane larguar presionit ose i kane bere rezistence. Ministria e Jashtme gjermane ka marre pjese ne politiken e dhunes te nacionalsocialisteve qe ne vitin 1933. Ajo ka qene aktive ne perndjekjen dhe me pas ne vrasjen e hebrenjve dhe ka qene ne kete kuptim nje organizate kriminale ndryshe nuk mund ta quash.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministria e Jashtme gjermane
Pak diplomate u denuan
Bashkepunetor ka qene per shembull diplomati i karrieres dhe me vone ish sekretar shteti Ernst von Weizscker i ati i ish-presidentit Richard von Weizscker. I derguar nga Ministria e Jashtme ne Zvicer ai ka punuar qe shkrimtarit gjerman Thomas Mann ti hiqet nenshtetesia per shkak te kritikave te hidhura kunder regjimit nazist. Von Weizscker ishte njeri nga pak diplomatet e karrieres i cili pas luftes u denua per shkak te bashkepunimit me politiken naziste. Ai u denua me shtate vjet heqje lirie.
Por pas periudhes se luftes Ministria e Jashtme gjermane arriti ta mbuloje pjesemarrjen e saj ne krim. Madje me shume se kaq ajo ndihmoi qe te lajmeroheshin kriminelet e kerkuar te luftes dhe te mbroheshinnga perndjekja. Kemi te bejme me fshehjen e historise dhe me fallsifikimin e saj. Kemi te bejme me fshehjen e informacioneve dhe me pune sistematike per krjimin e nje legjende ne histori.
Fundamenti ka qene nacionalsocialist
Conze dhe koleget e tij kane punuar kater vjet me radhe se bashku me historianin amerikan Peter Hayes dhe ate izralit Moshe Zimmermann per te studiuar te kaluaren e Ministrise se Jashtme gjermane. Rezultatet e studimit ata i kane permbledhur ne nje liber me rreth 900 faqe. Per historianin Zimmerman i cili jep mesim ne Jeruzalem perzierja e Ministrise se Jashtme me nacionalsocializmin ka qene simptomatike per te gjithe shoqerine. Shoqeria gjermane ka qene nga 1933 deri me 1945 nje organizate kriminale ose nje shoqeri kriminele dhe nje organizate e perfshire mes organizatave te tjera kriminale ka qene edhe Ministria e Jashtme. Por e njejta gje mund te thuhet edhe per Ministrine e Financave dhe per Ministrine e Transportit ajror. Problemi eshte se fundamenti ka qene i korruptuar edhe kete e tregon studimi yne. Fundamenti ka qene nacionalsocialist fundamenti ka qene racist.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Moshe Zimmermann historian ne Universitetin e Jeruzalemit
Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle pershendeti raportin e Komisionit te historianeve. Ai tha se raporti eshte nje dokument i rendesishem i cili do te jete ne te ardhmen edhe pjese e specializimit te diplomateve. Disa nga perfundimet e nxjerra jane shokuese ato tregojne sa thelle kane qene te involvuar nje pjese e diplomateve te karrieres ne regjimin e padrejte ne krimin e Rajhut te Trete. Nga ana tjeter ka patur edhe disa emra qe nuk njiheshin te cilet kane luftuar me guxim te pabesueshem per te mbrojtur njerezit bashkeqytetaret hebreje. Ky pra eshte nje diskutim i cili do te zgjase gjate.
Ministri i Jashtem Westerwelle e mori te trasheguar raportin e historianeve. Ka qene ministri i Jashtem i te gjelberve Joschka Fischer i cili ngarkoi ne vitin 2005 Komisionin e historianeve me kete pune pas nje diskutimi te brendshem qe u zhvillua mbi kujtimin e diplomateve qe nuk jetojne me.
Autor Bettina Marx / Aida Cama
Redaktoi Vilma- Filaj Ballvora